Atletico Madridi e ka kompletuar transferimin e Marcos Llorentes nga Real Madridi për një shumë prej 40 milionë euro.
24-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Atleticon dhe pritet të jetë zëvendësuesi i Rodri Herandez në klub, pasi ky i fundit do të largohet këtë verë meqë shumë klube janë të interesuara ta paguajnë klauzolën e lirimit të tij prej 70 milionë euro.
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane e kishte informuar Llorenten se nuk do të llogariste në të sezonin që po vjen, prandaj ai e pranoi ofertën e Atleticos.
Atletico e mori Llorenten me kërkesë të trajnerit Diego Simeone, të cilin trajneri argjentinas e kishte kërkuar edhe para dy vjetëve.







