Atletico përmbys Barçën, në finale të Superkupës ndaj Realit

Gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit, i ka takuar kësaj të fundit.

Atletico Madridi e fitoi këtë takim me rezultat prej 3 me 2, për t’u kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës për t’u përballur me Real Madridin, e cila mbrëmë eliminoi Valencian.

Koke ishte ai që i dha epërsinë Atleticos duke shënuar në minutën e 46 të ndeshjes pas asistimit nga Correa.

Barça u kundërpërgjigj për mrekulli përmes Messit e Griezmannit që shënuan në minutat 51, përkatësisht 62.

Por, Atletico nuk u dorëzua, duke shënuar në vazhdim dy gola.

Shifrat i barazoi Morata nga penaltia në minutën e 81, derisa për golin e fitores u përkujdes Correa në minutën e 86, pas asistimit nga Morata.

Golat i gjeni në këtë link: