Atletico ndalet në barazim nga Leganes (Video)

Vetëm një pikë për Atletico Madridin në udhëtimin e vështirë ndaj Leganes.

Supergoli i Griezmann nga goditja standarte nuk i mjaftoi skuadrës së Simeones që u ndal në shifrat 1-1 pasi për vendasit barazoi shifrat argjentinasi Carillo i ardhur në fushë nga stoli, 8 minuta përpara fundit të kohës së rregullt.

Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në kampionat në të cilën “Los Colchoneros” u ndalën në barazim dhe tashmë skuadra e Simeones në rast fitoreje të Barcelonës në mbrëmje mund të humbë akoma edhe më shumë terren me kreun, duke lënë të kuptohet se fitimi i titullit kampion është një misioni i vështirë.

https://www.youtube.com/watch?v=scjzhnH35HM