Mason Greenwood

Atletico mendon për sezonin e ardhshëm, synon sulmuesin që është në pronësi të United

Atletico Madrid është duke menduar për merkaton e verës dhe një ndër dëshirat e madrilenëve është Mason Greenwood.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, Atletico ka nisur ta ndjekë sulmuesin që sezonin e shkuar.

Momentalisht Greenwood ndodhet në formë huazimi te Getafe, teksa deri në këto momente në Spanjë mes kampionatit dhe Kupës së Mbretit ai numëron 22 paraqitje, në të cilat ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 4 asist.