Atletico Madridi pëson disfatë në shtëpi

Atletico Madridi është mposhtur në shtëpi nga Levante. Ndeshja e kësaj jave në La Liga përfundoi 2-0.

Golin e parë për skuadrën mysafire e shënoi Jose Morales në minutën e 30-t ndërsa e dyta erdhi në pak para fundit të ndeshjes nga sulmuesi Jorge de Frutos.

Me këtë disfatë, Atletico Madridi vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë të tabelës me 55 pikë, i ndjekur nga Real Madridi që ka 49 sosh.

Levante ka 31 pikë dhe gjendet në pozitën e tetë.