Atletico Madridi favorit për ta transferuar Cavanin

Edinson Cavani do të largohet nga Paris Saint Germain sezonin e ardhshëm.

Lajmi raportohet nga France Football që ka zbuluar se Leonardo nuk ka ndërmend t’i ofrojë një kontratë të re ndërkohë që aktualja skadon qershorin e ardhshëm.

Cavani ka luajtur deri tani vetëm 326 minuta në kampionat dhe Tuchel nuk e shikon më si zgjedhjen e parë dhe rrugët pritet të ndahen por jo në janar pasi klubi nuk dëshiron të dobësojë sulmin.

Atletico Madrid është ekipi favorit për ta afruar uruguaianin ndërkohë që për të ka oferta edhe nga Kina apo SHBA.