Atletico Madrid parakalon Realin falë golit të Griezmannit (VIDEO)

Atletico Madrid është kthyer te fitorja në La Liga pas dy humbjeve radhazi të pësuara kundër Betis dhe rivalëve të Real Madrid.

Skuadra e Diego Simeones, i cili rinovoi para dy ditësh kontratën e tij me bardhekuqtë deri në 2022-shin, kanë mposhtur 1-0 Rayo Vallecano-n në transfertë.

Goli që ka vendosur takimin është realizuar në Antoine Griezmann në minutën e 74-t. Francezi ka marrë një pasim në zonë nga Morata dhe e ka shfrytëzuar në mënyrën e duhur, edhe falë një devijimi.

Kjo ka qenë ndeshja e gjashtë radhazi me gol për Griezman në takimet e luajtura kundër Rayo Vallecano-s në të gjitha kompeticionet (tetë gola në total).

Falë tri pikëve të marra sot, “Colchoneros” kanë parakaluar Real Madrid-in në renditje dhe janë ngjitur përkohësisht në vendin e dytë. “Los Blancos” do të kenë mundësinë të kundërpërgjigjen nesër në takimin që do të luajnë në shtëpi kundër Gironas.