la Liga

Atletico Madrid me mendjen te Interi, mposhtet lehtësisht nga Cadiz

Atletico Madrid me mendjen te Interi, mposhtet lehtësisht nga CadizAtletico Madrid me mendjen te Interi, mposhtet lehtësisht nga Cadiz

Atletico Madrid komplikon objektivin në kampionat. “Los Colchoneros” janë mposhtur me rezultatin 2-0 në transfertën ndaj modestëve të Cadiz, duke i dhënë mundësinë Athletic Bilbaos që të afrohet edhe më shumë.

Trajneri Simeone alternoi thuajse të gjithë titullarët, që duket se ishin me mendjen te sfida e të mërkurës së ardhshme ndaj Interit në Champions League.

Përfiton maksimalisht Cadiz, që shënoi dy herë me anë të Juanmi, duke marrë një 3-pikësh mjaft të rëndësishëm, që I ndez shpresat për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.