Atletico Madrid ka marrë një fitore ëndrrash në “Wanda Metropolitano” përballë Juventusit.

Skuadra e Diego Simeones u tregua racionale duke mposhtur 2-0 bardhezinjtë e udhëhequr nga Ronaldo që duhet të largohet kokulur nga Madridi.

Në minutën e 78’ ishte Jose Maria Gimenez ai i cili ndëshkoi bardhezinjtë duke përfituar një një rrëmujë në zonën kundërshtare.

Vetëm 5 minuta më vonë ishte sërish një mbrojtës që shënon për vendasit. Diego Godin dërgoi topin drejt rrjetës për të legjitimuar festën në “Wanda Metropolitano”.