Atletico fiton pa probleme ndaj Huesca-s, rrit presionin ndaj Barçës

Atletico Madrid ka dituar 3-0 ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në transfertë kundër Huesca-s, e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit spanjoll.

Kjo ka qenë fitorja e 11-të e regjistruar nga skuadra e Diego Simeone-s në La Liga, që duket se ka arritur ta lërë pas krahëve eliminimin befasues të pësuar kundër Girona-s në takimin e Kupës së Mbretit të luajtur në mesjavë.

Lucas Hernandez ka zhbllokuar takimin në minutën e 31-të, duke realizuar golin e tij të parë më Atletico Madrid në 107 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet. Arias (52′) dhe Koke (71′) kanë shënuar dy të tjerët.

Bardhekuqtë mbajnë vendin e dytë në renditje me 41 pikë, dy më pak se Barcelona kryesuese, që do të presë Leganes nesër në mbrëmje. Huesca, nga ana tjetër, mbetet në vendin e fundit me 11 pikë.