Atletico Madrid ka mposhtur me rezultatin 1-0 Valladoilid dhe tani shpreson te humbja e Barcelonës.

Nëse katalanasit fitojnë ndeshjen e radhës ndaj Levante-s në mbrëmje shpallen kampionë matematikisht.

Gjithsesi, Atletico ka bërë detyrën ndaj skuadrës që lufton për të mos rënë nga kategoria.

Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Fernandez në portën e tij në minutën e 66’ të takimit.

Atletico ka dominuar, por nuk ka arritur të krijojë shumë mundësi goli pasi miqtë janë mbrojtur mjaft mirë.

Megjithatë janë ndëshkuar nga një episod i pafat dhe lufta për mbijetesë do të vazhdojë.