Atletico e rimerr pozitën e parë pas fitores ndaj Huescas

Lufta e madhe për titull kampioni në La Ligën e Spanjës ka vazhduar edhe të enjten.

Pasi Real Madridi të mërkurën barazoi numrin e pikëve me liderin Atleticon, ky i dyti nuk gaboi një ditë më pas.

Atletico Madridi mposhti Huescan me rezultatin e pastër, 2:0. Ishte ndeshje e xhiros së 31-të në elitën e futbollit spanjoll.

Angel Correa në minutën e 39-të shënoi fillimisht pas asistimit të Marcos Llorentes.

Ndërkohë, nëntë minuta para fundit të takimit, të udhëhequrit e Diego Simeones shënuan edhe golin e qetësisë.

Yannick Carrasco realizoi me asistimin e Llorentes sërish.

Atletico Madridi në 32 ndeshje të zhvilluara ka 73 pikë, tri më shumë se Real Madridi, ndërsa Huesca pozicionohet në vendin e 18-të me 27 pikë.