Me dy ndeshjet e së mërkurës, ku u ballafaquan Atletico Madridit me Manchester UNitedin si dhe Benfika me Ajaxin është mbyllur rrethi i ndeshjeve të para të fazës së 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Në stadiumin “Wanda Metropolitano”, Atletico Madridit dhe Manchester United u ndanë baras me rezultat 1-1.

Spanjollët kaluan të parët ne epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë me golin e Joao Feliz, po barazimin anglezëve ua siguroi Elanga dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Me barazim u mbyll edhe ndeshja tjetër e kësaj mbrëmje, ajo ndërmjet Benfikës dhe Ajaxit e zhvilluar në Portugali.

Për Benfica shënuan Yaremecuk në minutën e 72’ dhe Haller (autogol) në të 26-tën, kurse për skuadrën holandeze realizuan Tadic dhe Haller.