Atentatori shqiptar në Vjenë ishte liruar nga burgu në vitin 2019, detaje dhe fotografi të reja

Gazetari i njohur austriak, Florian Klenk, i cili po merret me hulumtimin e sulmit terrorist të natës së kaluar në Vjenë, ka sjellë detaje të reja mbi sulmuesit.

Në postimin e fundit në Twitter, ai ka publikuar një fotografi, i cili sipas tij është një nga terroristët.

I dyshuari i cili është identifikuar si Kujtim Fejzullahi dhe që raportohet se ka prejardhje shqiptare, kishte disa dosje penale dhe ishte liruar nga burgu në dhjetor të vitit 2019.

Ndryshe, sipas mediave austriake, ai ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri. Në korrik ai u pengua të shkojë.