Atentati me dy të vrarë në Tiranë gjendet një makinë e djegur në Thumanë, dyshimet e para

Një makinë tip “Honda” është gjetur e djegur mbrëmjen e sotme në Thumanë. Dyshohet se automjeti ka lidhje me atentatin e ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ku mbetën të vrarë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Policia ka ngritur grupe të shumta kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur “Dy rrathët” në Astir, kur viktimat u qëlluan me breshëri plumbash nga një automjeti në lëvizje teksa po ecnin me një mjet tip “Audi A 8”. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. /Abcnews.al