“Atentati me bomb i kurdisur në veturën e ish-komandantit të UÇK-së”, kujtimi nga Besa Gaxherri!

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka kujtuar një rast të para disa vitesh në qytetin e Pejës. Bëhet fjalë për atentatin me bombë ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Adem Zekaj.

“Krenarë gjithmonë me ty, Baca Adem”, ka shkruar Gaxherri.

Postim i origjinal i shpërndarë nga deputetja e LDK-së.

Sot 14 vjet me pare, ne Qytetin e Pejes u be atentat me bombe te kurdisur ne veturen e Kom. Adem Zekaj. Ademi ishte Komandant i  mbrojtjes se Raushiqit 1998, Zav. kom. i QSU Papaj  ne betejen e Koshare –  ne  Brig. 138 Agim Ramadani,  Kom.Adem Zekaj ishte shembull i luftes Çlirimtare i te gjitha niveleve. Posaqerishte dallohej ne Komandim, unifikimi, pergaditje, stervitje, mbrojtje dhe sistemim te ushtarve dhe kuadrave. Kom. Adem Zekaj eshte babai i Heroines Nurije Zekaj. Qofte i perjetshem kujtimi per Kom. Ademin. Zoti e bekofte familjen Zeka nga Raushiqi i Pejes.