Atentat në Lushnje – I ulur në tavolinë me miqtë, autorët ekzekutuan nga makina administratorin e lokalit (Emri+Pamjet)

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e ndodhur në Lushnje, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Dyshohet se Bledar Muça, 34-vjeç, administratori i lokalit ku edhe ndodhi ngjarja, në pedonalen e qytetit, është personi i cili ka humbur jetën.

Po ashtu dyshohet edhe për tre persona të plagosur, ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel ka siguruar edhe pamje nga vendngjarja ku është ekzekutuar 34-vjeçari.

Mësohet se autorët kanë qëlluar nga dritarja e makinës në drejtim të Muçës, i cili ka qenë i ulur në tavolinë, në ambientet e brendshme të lokalit, nën shoqërinë e disa personave të tjerë.

Muça është transportuar menjëherë drejt spitalit por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkaq, në momentin që ka ndodhur ngjarja në lokal ndodheshin edhe persona të tjerë.