Atdhetari i madh, Sulejman Abazi pas takimit me Haradinajn: Ka ide të qarta për forcimin e ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj më 29 dhjetor të vitit që e lam pas, i nderoi me medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, atdhetarët e mëdhenj Gjeneral Sulejman Abazin – Neshaj dhe Prof.Dr. Selaudin Kucaj.

Mirënjohja ishte ndarë me motivacionin “kontributit që i kanë dhënë Atdheut”.

Ndërkaq sot, Gjenerali Sulejman Abazi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook e ka falemnderuar Haradinajn për pritjen dhe medaljen e ndarë për të.

Postimi i plotë i Gjeneralit Sulejman Abazi – Neshaj:

MBI GJITHÇKA INTERESAT TONA KOMBËTAR

MIQ TË NDERUAR,

Dëshiroj të ndaj me ju disa mendime nga takimi vëllazëror me Ramush Haradinaj, ish Kryeministrin e Kosovës dhe luftëtarin komandant të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një takim vllazëror pa protokoll, pa rend dite, e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë me një personalitet politik që ka drejtuar jetën e Kosovës për disa vite.

Shumë bashkëpunues dhe modest në qëndrimet e tij, pozitivisht reagues, shumë i qartë në idetë kombëtare, të marrëdhënieve Kosovë – Shqipëri dhe problemet delikate me të cilat përballet sot Kosova në politikë, ekonomi dhe siguri. 

Qartësia për problemet kombëtare dhe ballkanike krijuan ndjesinë pozitive të forcës që gjeneron çështja kombëtare shqiptare e mbështetur nga me politikanë patriotë, të cilët janë të gatshëm të marrin përgjegjësi më të mëdha për ta vazhduar luftën drejt Bashkimit Kombëtar. Një takim vllazëror, siç mund të takohen dy shqiptarë në të dy anët e Drinit.

Ideja e krijimit dhe forcimit të ushtrisë bashkëkohore në Kosovë, e denjë për të marrë përsipër përgjegjësi në mbrojtjen e vendit dhe për të plotësuar standarde të larta për antarësim në NATO, gjen mbështetje të fortë në opinionin mbarëshqiptar.

Tek Haradinaj dominon ideja e drejtë, që Kosova duhet të ketë një strukturë të sigurisë me natyrë operativo – strategjike, të paisur dhe të mbështetur mirë nga strukturat shtetërore dhe populli.

Kjo ide kërkon mbështetjen e faktorëve politikë dhe shoqëror, veçanërisht të ekspertëve të mendimit ushtarak.

Duke marrë mbështetjen e plotë shqiptare, ajo kërkon mbështetjen e strukturave të NATO me SHBA në krye. Ky shikim në planin praktik lind si nevojë e presionit të dukshëm nga Lindja mbi vendet e Ballkanit Jugperëndimor.

Kjo nismë kërkon mbështetjen e strukturave të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës mbi bazën e korrnizave ligjore dhe të mirëkuptimit panshqiptar, të cilat krijojnë hapësira veprimi për integrimin edhe në fushën e Sigurisë Kombëtare. Në këtë fushë ka shumë për të bërë.

U ndjeva mirë që çështje të tilla serioze të gjenjnë mirëkuptim vllazëror, duke pasur një përshtatje të plotë të ideve për më shumë kontribut në të ardhmen.

Gjeta mendime të përbashkëta me një politikan atdhetar me përvojë, i cili i shikon dhe vlerëson me përgjegjësi dhe ndryshe çështjet e sigurisë kombëtare.

Ne duhet ta përgatisim me kohë ushtrinë e Kosovës për ta bërë atë në një kohë të shkurtër antare të denjë të NATO-s.

Nuk ka rëndësi për Ramush Haradinaj kush është sot në drejtimin e shtetit të Kosovës apo të Shqipërisë, por fakti sesi duhet të bashkëpunopjmë dhe të bashkojmë kapacitet politike dhe burimet e brendshme për një ide që i bën nder çështjes kombëtare shqiptare.

Kjo nismë e Haradinaj duhet të krijojë frymën e mbështetjes gjithëshqiptare, të shqiptarëve kudo në botë, pa të cilën nuk mund të bëhet asgjë. Aftësia për të programuar mbështetjen e fuqishme për Forcat e Armatosura, është përgjegjësi dhe bashkëpunim, për t’i hapur rrugën kombëtarizimit të procesit përmes institucioneve legjitime të shtetit dhe pushtetit.  

Ideja e Ramush Haradinajt për çështjen kombëtare merr prioritet mbi çdo gjë tjetër. Ajo mbështetet në idenë e zgjidhjes së çështjes kombëtare për Kosovën e pasluftës. Pikpamjet e përbashkëta në çështjet e Sigurisë Kombëtare janë vizioni që na çojnë drejt NATO dhe botës demokratike euroatlantike. 

Kemi nevojë jetike të komunikojmë për çështje delikate që kanë të bëjnë me sigurinë e jetës tonë, të shkëmbejmë mendime, kundër politikave që po na lodhin me egoizmin shqiptar, të nxitura nga lufta hibride e kundërshtarëve të egër tradicional që po na largojnë nga fryma e patriotizmit dhe bashkëpunimit.

Jeta më ka mësuar se ka shumë gjëra që na bashkojnë në këtë rrugë, por nuk di që të ketë gjëra që të na ndajnë, kur është fjala për sigurinë e jetës tonë dhe për aspiratën kombëtare.

Kush i ka shërbyer dhe shërben separatizmit, kush bie pre e presionit psikologjik dhe propogandës antishqiptare, kush sulmon përpjekjet e shtetformimit, kush nuk rreshtohet në frontin patriotik kur është fjala për të mbrojtur interest kombëtare të Popullit Shqiptar, ata janë armiqtë e deklaruar të kombit tonë.

Sulejman Abazi NESHAJ, Tiranë 06.01.2022.