Atdhe Nuhiu shënon gol me skuadrën e re

Atdhe Nuhiu ka shënuar gol për skuadrën e Altachut. Sulmuesi shtatlartë, ish-reprezentues i Kosovës, shënoi gol nga pika e bardhë në minutën e 91-të. Skuadra e tij mposhti 2:1 Rapid Viennan në xhiron e katërt të elitës së futbollit të Austrisë.

Altachu pas katër xhirove ka gjashtë pikë dhe renditet në vendin e katërt. Ka gjashtë pikë më pak se lideri Salzburgu.