Gjatë ceremonisë së fundvitit të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, atasheu i mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Berlin, nënkolonel Besim Gashi, u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e #Bundeswehr-it.
Ky çmim prestigjioz është një dëshmi e performancës së tij të shkëlqyer dhe përkushtimit të tij në kryerjen e detyrave të misionit. Kjo arritje përfaqëson një shembull të shkëlqyer të profesionalizmit dhe përfaqësimit dinjitoz të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.







