Atalanta ndal Juventusit pas tetë fitoreve rresht

Atalanta ia ka shkaktuar barazimin e dytë të këtij sezoni Juventusit, i pari nga Genoa, në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin Azzuri d’Italia për xhiron e 18-të të Serisë A, e cila përfundoi me rezultat 2-2.

Juventusi luajti me një lojtar më pak nga minuta e 53-të në këtë ndeshje pasi që Rodrigo Bentancur u ndëshkua me karton të kuq, duke ndikuar që Juventusit t’i ndalet ecuria prej tetë fitoreve radhazi.

Vetëm dy minuta i mjaftuan skuadrës së Massimiliano Allegrit për të kaluar në epërsi, pasi që Berat Djimisiti shënoi një autogol, që e kaloi në epërsi kampionin në fuqi të Serisë A. Por 22 minuta më vonë, skuadra vendase arriti të shënojë në portën e duhur, përmes Duvan Zapatas.

Pjesa e dytë nuk filloi në mënyrë të mirë të mundshme për Juventusit, pasi që Bentancuri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për shkak të një ndërhyrje të keqe, rrjedhimisht Juventusi mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në ndeshje.

Gjërat u përkeqësuan kur tre minuta më vonë, Zapata arriti ta shënojë golin e tij të dytë në këtë ndeshje, duke e dërguar rezultatin në 2-1.

Deri në minutën e 65-të, Ronaldo kishte qëndruar në stol. Por, pasi që Allegrit i duhej një gol, ai e futi portugezin në lojë dhe vetëm 13 minuta më vonë, Ronaldo e dëshmoi veten duke e shënuar golin e barazimit.

Përkundër që ky nuk është rezultati më i mirë i mundshëm për Juventusit, ata ende pozicionohen në vendin e parë të tabelës së Serisë A, me nëntë pikë më shumë se Napoli në vend të dytë. Napoli do të luajë në mbrëmje kundër Interit në San Siro.