Atalanta ka arkëtuar pikët e plota ndaj Romës, me përmbysje.

Vendast shënuan fitore prej 2 me 1.

Ishte Roma ajo që kaloi në epërsi në minutën e 45 të takimit përmes Edin Xhekos.

Megjithatë, vendasit në pjesën e dytë përmbysën gjithçka.

Së pari barazuan shifrat në minutën e 5 përmes Palominos, i cili shënoi pas asistimit nga Berat Gjimshiti.

Kurse golin e fitores e shënoi pas nëntë minutave Pasaliq.

Atalanta në vendin e katërt ka 45 pikë, derisa Roma në të pestin ka 39 pikë.