Atalanta kalon edhe Interin, Gjimshiti kthehet në sulmues (VIDEO)

Atalanta ka hedhur një tjetër hap drejt zonës Champions duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Genoa-s në një ndeshje të zhvilluar në “Mapei Stadium”.

Skuadra e Gian Piero Gasperini e nisi ndeshjen në sulm që në pjesën e parë me Brat Gjimshitin titullar. Duvan Zapata ishte i pafat, pasi në dy raste u gjend në pozicion jashtë loje, fillimisht në golin e Pasalic dhe më pas në golin e shënuar nga vetë kolumbiani.

Gjithsesi pjesa e dytë nisi me golin e menjëhershëm të Barrow, sulmuesi 20-vjeçar shënoi pas asistim perfekt të De Roon, ndërsa në minutën 53’ ishte Gjimshiti që u bë asistues duke dhënë një pasim perfekt për Castagne, i cili nuk e pati të vështirë të shënojë.

Genoa u duk tërësisht e dorëzuar, deri në minutën 89’, kur Goran Pandev ngushtoi diferencat duke ia bëri të vështira katër minutat shtesë, sidoqoftë në fund Atalanta mori tre pikë të arta.

Tashmë në kuotën e 65 pikëve, zikaltrit renditen në vend të tretë, 2 më shumë se Inter, që luan të hënën ndaj Chievo. Ndërsa Milan dhe Roma e ndjekin me 6 pikë diferencë, por me 1 ndeshje më pak.

Ndërkohë Genoa renditet në vend të 16-të me 36 pikë, 4 më se Empoli i vendit të 18-të, që shkon në Serie B.