Në stadiumin “Geuiss” në Bergamo, Atalanta fitoi 2-0 me Udinesen.

Nga minuta e parë për bergamaskët ishte edhe Berat Gjimshiti, që është shtylla e prapavijës për të besuarit e Gasperinit. Ndeshja do vendosej që në pjesën e parë.

Në të 33 minutë Miranchuk shënoi pas pasimit të De Ketelaere. Sërish belgu pasoi për Scamacan, që dyfishoi për vendasit në të 45+1 minutë. Me këtë sukses Atalanta ngjitet në kuotën e 36 pikëve për vendin e katërt, ndërsa Udinese me 18 pikë mbetet në pozitën e 16-të. /Ballkani.info