Atalanta e Berishës eliminon Juve-n nga Kupa e Italisë (VIDEO)

Atalanta ka realizuar të pamundurën. Skuadra e Gasperinit i ka shkaktuar humbjen e dytë të sezonit Juventus-it duke e mposhtur bindshëm 3-0 në Atleti Azzuri d’Italia.

Një rezultat që pakkush do ta kishte menduar në fillim të sfidës, por Atalanta ka vërtetuar edhe njëherë se është një nga skuadrat italiane më në formë dhe me këtë triumf gjigant do të shkojë në gjysmëfinalen e Coppa Italia.

Aty do ta presë Fiorentina, e cila gjithashtu u kualifikua me një fitore të madhe 7-1 ndaj Roma-s.

Ishin Castagne dhe Zapata që brenda dy minutave kaluan ekipin e tyre në avantazh të dyfishtë pak përpara fundit të pjesës së parë.

Në fund të takimit, Zapata kompleton dopietën e tij duke vulosur gjithçka. Juventus nuk arriti të regjistronte asnjë goditje në kuadrat gjatë pjesës së parë për të dytën ndeshje radhazi.