“Ata që kanë para po ikin”, kolona të gjata të njerëzve në kufirin Ukrainë-Hungari

Në pikën kufitare me Hungarinë, Luzhanka, në Ukrainën Perëndimore, qindra makina presin në radhë për të kaluar kufirin.

Shumë njerëz po tentojnë të kalojnë kufirin me këmbë me valixhe dhe gjësende tjera në duar.

Shumë prej tyre ishin hungarez që jetonin në Ukrainë e të cilët thanë se po shkojnë te të afërmit e tyre për disa ditë, me shpresën se rreziku do të kalojë shpejt.

Siç raporton Guardian, kishte dhe qytetarë nga pjesë të tjera të Ukrainës që planifikonin të iknin për në Europën Perëndimore.

“Njerëzit që kanë para po ikin”, citohet të ketë thënë një doganier.

Ai ka treguar se mbi 1500 njerëz ishin larguar nga ky vendkalim deri në orën 16:00 të së enjtes, në krahasim me vetëm disa qindra që kanë ndodhur ditëve të kaluara.