“Ata më dërguan sa më larg që mundën”, ku po i dërgon Rusia qytetarët për shërbim ushtarak?

Në dhjetor 2019, oficerët e policisë hynë në apartamentin në Moskë të Ruslan Shaveddinov, duke shkallmuar derën dhe duke e vendosur atë nën pranga para se ta degdisnin për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Arktik.

Duke i mohuar aksesin në një telefon celular, një shkelje rregullash kjo sipas aktivistit opozitar 25 vjecar, ai u detyrua të komunikonte me të dashurit vetëm përmes letrave që donin javë të tëra të mbërrinin në destinacion.

“Ata më dërguan sa më larg që mundën”, thotë ai.

I detyruar të qëndrojë për një vit në një postë ushtarake të aksesueshme vetëm me helikopter dhe i rrethuar nga arinjtë polarë, shaveddinov tha se ai dhe katër ushtarë të tjerë në bazë duhej të shkrinin borën për të pirë ujë.

Ishte sikur të më kishin dërguar në azil, pa lidhje me botën e jashtme, në kushte të tmerrshme.

Ndërsa shërbimi ushtarak është i detyrueshëm në rusi, me më shumë se 250 mijë djem mes moshës 18-27 vjeç që i bashkohen çdo vit, shumë rusë e evitojnë atë përmes raporteve mjekësore apo edukimit.

 Disa thjeshtë injorojnë thirrjet apo paguajnë ryshfete.

Por për ata që kanë simpati për opozitën, evitimi i shërbimit është një nismë më e komplikuar.

Aktivistët thonë se marrja me detyrim nën armë, vitet e fundit, është bërë një armë tjetër në arsenalin e autoriteteve të mobilizuara për të shuar zërat kritikë.