Astrit Selmani i jashtëzakonshëm në Suedi, 4 gola ndaj Kalmarit

Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani, ka shpërthyer në ndeshjen që skuadra e tij Hammarby po e luan ndaj Kalmarit në xhiron e 30-të të ligës elitare në Suedi.

Ai ka realizuar katër gola, teksa ende po zhvillohet minuta e 50-të e ndeshjes.

Hat-trickun e kompletoi në pjesën e parë. Madje tre golat i shënoi për vetëm 17 minuta.

Në pjesën e dytë e shënoi edhe golin e katërt.

Sulmuesi i skuadrës Hammarby golin e parë e realizoi në minutën e pestë për 1:0. Golin e dytë sulmuesi kosovar, e shënoi në minutën e 19-të. E në minutën e 22-të, Selmani kompletoi het-trickun e tij të parë në kampionat me Hammarbyn për rezultatin 3:1. Sulmuesi 24-vjeçar golin e katërt personal në këtë takim e shënoi në minutën e 50-të për 4:1.

Selmani tani ka shkuar në kuotën e 9 golave në sezonin aktual në Suedi.