Në makinën e parë SUV nga Aston Martin, mund të kenë edhe mundësi për rrëshqitje në asfalt
Të gjithë prodhuesit e automobilizmit, ditëve të fundit kanë nisur të prodhojnë makina SUV, ndërsa nuk dihet nëse ky trend do të ndalojë, apo të vazhdojë edhe më tutje.
Bentley, Rolls-Royce, Porsche, Lamborghini, si dhe Ferrari dhe Aston Martin në një të ardhme të afërt edhe Ferrari, si dhe Aston Martin po i hyn fushës së makinave SUV, me modelin DBX. Megjithëse DBX nuk është i vetmi i këtij lloji dhe nuk dallon prej të tjerëve, Aston Martin do të kujdesët që t’ia shtojë një opsion, që deri më tani nuk e ka asnjë makinë e këtij lloji.
Ian Hartley është zëvendës presidenti i Aston Martin, që bëri të ditur se se në DBX do të ketë mundësinë e rrëshqitjes në asfalt, apo manovrën e njohur si drifting. “Kjo nuk është pyetje e vështirë, thjeshtë mund të them, kurrë mos thuaj kurrë” ka thënë shkurt Hartley, duke mos dhënë ndonjë përgjigje konkrete.














