Conference League

Astana – Ballkani, formacionet zyrtare

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani sot zhvillon një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme në Ligën e Konferencës.

Suharekasit në Kazakistan ndeshen me Astanën dhe një fitore e mundshme do ta afronte atë shumë afër kalimit në fazën tjetër të kësaj gare që do të ishte një arritje shumë e madhe, shkruan Ballkani.info.

Ndeshja nis nga ora 16:30 dhe tashmë gjithçka duket gati për këtë sfidë pasi të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare. /Ballkani.info