Serbët ende nuk i kanë larguar barrikadat në Jarinjë. Policia dhe KFOR-i po rrinë në pozicione të njëjta, shkruan Ballkani.info.

KFOR-i së bashku me Njësinë Speciale të Policisë janë duke vëzhguar situatën në dy pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak.

Policia e Kosovës nuk do të tërheqet derisa të tërhiqen barrikadat e vendosura nga serbët lokal.

Deri më tani situata është e qetë në të dy pikat kufitare.