Interi ka vazhduar me fitore në Serie A. Të hënën mbrëma, Interi shënoi fitoren e nëntë rresht në elitën e futbollit të Italisë. Interi mposhti Genoan me rezultatin 2:1, në ndeshjen që i takoi javës së 27-të të Serie A. Dy golat e fitores i shënoi në pjesën e parë.
Fillimisht shënoi mesfushori shqiptar Kristjan Asllani në minutën e 30-të, ndërsa tetë minua më vonë, Alexis Sanchez shënoi nga penalltia golin për 2:0. Genoa shënoi golin e nderit në minutën e 54-t nëpërmjet Johan Vasquez. Interi me fitore ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit. Zë vendin e parë me 72 pikë, 15 pikë më shumë se përcjellësi i parë Juventusi. Genoa është në pozitën e 12-të me 33 pikë.







