Xherdan Shaqiri ka dhënë një asistim të bukur për Liverpoolin sonte në fitoren 2-1 ndaj West Ham Unitedit, në xhiron e shtatë të Premier Leagues.

Shaqiri e realizoi asistimin e dytë të Liverpoolit dhe Diogo Jota (85’) shënoi për 2-1. Kosovari u aktivizua nga minuta e 70-të.

Golin e parë për Liverpoolin e shënoi nga penalltia Mohamed Salah (42’), ndërsa për West Hamin realizoi Pablo Fornals (10’).