Werder Bremen e ka shënuar një fitore të rëndësishme 2-1 kundër Freiburgut në shtëpi.
Në fitoren e Werderit kontribuoj edhe ylli kosovar, Milot Rashica i cili me një asistim shumë të bukur në minutën e 77-të e zhbllokoi rezultatin.
Ishte Kaassen ai që shënoi me kokë nga afërsia pas një asistimi shumë të bukur nga Milot Rashica, transmeton Ballkani.info.
Ky ishte asistimi i tretë i Rashicës në Bundesligë, derisa ka shënuar edhe tetë gola.
Me këtë fitore, Werderi ngjitet në vendin e gjashtë me 46 pikë. /Ballkani.info/







