Ylli kosovar

Asistim i bukur i Arbër Zenelit, në fitoren e Reimsit (VIDEO)

Arbër Zeneli ka dhënë një asistim fenomenal në fitoren e ekipit të tij, Stade de Reims.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, që në afatin e janarit u transferua te Reimsi nga skuadra e Heerenveenit, ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit me skuadrën e re.

Zeneli ka asistuar në fitoren me rezultat 2:0 të ekipit të tij ndaj Stade Rennais, transmeton Insporti.

Futbollisti 23-vjeçar e nisi nga banka rezervë këtë takim, ku iu deshën vetëm rreth 13 minuta për të treguar ndikimin e tij në ndeshje.

Zeneli u fut në lojë në minutën e 55-të në vendin e Mathieu Cafaro, dhe asistioi te goli i shënuar nga Remi Oudin në minutën e 68-të.

Shpërndaje