6000

Asistenti i Chelseat që festoi para Mourinhos dënohet me para

Asistent-trajneri i Chelseat, Marco Ianni, është gjobitur me 6.000 funte (6.720 euro) për festimin para Jose Mourinhos gjatë barazimit prej 2-2 të Bluve me Manchester Unitedin.

Pas golit të Ross Barkleyt në minutat shtesë ne Stamford Bridge, Ianni bëri një festë të çmendur para trajnerit të Djajve të Kuq.

Ky veprim nxiti edhe reagimin e Mourinhos, me ç’rast u desh ndërhyrja e stafit dhe sigurimit për të penguar një konfrontim mes tyre.

Federata Angleze e futbollit ka vendosur ta dënojë me gjobë asistentin e Maurizzio Sarrit.

Vendimi i FA është vendosur për shkak të “sjelljes së pahijshme” të Marco Ianni në minutën e 96-të të ndeshjes kundër Manchester Unitedit.

Kujtojmë që në atë ndeshje, Chelsea kaloi në epërsi përmes Antonio Rudigerit, mirëpo me dy golat e tij në pjesën e dytë, Anthony Martial e përmbysi rezultatin.

Sidoqoftë, me golin e tij në minutat shtesë, Ross Barkley bëri që derbi të mbyllej baras.