Ashpërsohet beteja për Ukrainën jugore

Forcat ukrainase po mbrojnë ende qytetet Bakhmut dhe Siversk, të cilat janë në qoshen e territorit të Donnjeckut. “Armiku vazhdon përpjekjet sulmuese në drejtim të qyteteve Bakhmut dhe Siversk”, por po përballet me kundërpërgjigje nga forcat ukrainase, njoftoi të hënën Shtabi i Përgjithshëm ukrainas.

Si ushtria ukrainase ashtu edhe udhëheqja e Republikës Popullore të Donjeckut, të mbështetur nga separatistët e përkrahur nga Rusia, kanë folur për ofensivën e vazhdueshme ruse në Donjeck.

Forcat ukrainase po mbrojnë ende qytetet Bakhmut dhe Siversk, të cilat janë në qoshen e territorit të Donnjeckut.

“Armiku vazhdon përpjekjet sulmuese në drejtim të qyteteve Bakhmut dhe Siversk”, por po përballet me kundërpërgjigje nga forcat ukrainase, njoftoi të hënën Shtabi i Përgjithshëm ukrainas.

Në të njëjtën kohë, rusët po intensifikojnë sulmet ndaj qytetit Avdiivka, duke u përpjekur të përmirësojnë “pozicionin e tyre taktik”, por ata dështuan dhe u tërhoqën, shtoi Shtabi i Përgjithshëm.

Avdiivka shtrihet menjëherë në veri të qytetit Donjeck – por pavarësisht muajve të bombardimeve, mbetet në duart e Ukrainës.

Megjithatë, Eduard Basurin, zëdhënës milicisë proruse RPD, pohoi se përgatitjet janë duke u zhvilluar “për të kryer detyrat e planifikuara për çlirimin e territorit të republikës. E njëjta gjë po ndodh në Avdiivka dhe në zonën e Horlivkas”.

Qëllimi i forcave të RPD-së ishte të rrethonin forcat ukrainase në Bakhmut, si dhe të siguronin që territori i mbajtur nga RPD-ja të ishte përtej rrezes së artilerisë ukrainase, tha Basurin, duke shtuar se përparimet nga forcat e RPD-së së bashku me njësitë ruse dhe milicinë e popullit të Luhanskut do të “bëjnë të mundur që të detyrohen forcat ukrainase të tërhiqen thellë në territorin e Ukrainës, duke siguruar kështu Donjeckun dhe Yasynuvatan dhe Makiivkan nga granatimet”.

Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paraqiti një rezolutë në parlamentin e vendit për të shkarkuar kreun e agjencisë së inteligjencës të Ukrainës SBU, Ivan Bakanov.

Zelensky pezulloi Bakanovin dhe prokuroren e përgjithshme të Ukrainës, Iryna Venediktova, të dielën, pasi njoftoi për hetimin në departamentet e tyre, për shkak të pranisë së dyshuar të bashkëpunëtorëve rusë.

“Në përputhje me paragrafin 14 të pjesës së parë të nenit 106 të Kushtetutës së Ukrainës, unë po paraqes një mocion për shkarkimin e Bakanovit nga posti i shefit të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës”, thuhet në projekt-rezolutë.

Rezoluta do të diskutohet në seancën e ardhshme plenare, e cila pritet të mbahet në 24 orët e ardhshme.

Venediktova tha se ajo nuk do të diskutojë vendimin e presidentit Zelensky. “Unë nuk e kam diskutuar këtë çështje me askënd. Dhe tani po përmbahem nga komentet për një arsye të thjeshtë – nuk është koha e duhur”, shkroi ajo në faqen e saj zyrtare në Facebook të hënën.

“Sapo të përfundojë faza e ‘zgjidhjes’ së situatës ekzistuese, në mënyrë adekuate dhe të kuptueshme për të gjitha palët, do të jap një koment gjithëpërfshirës”, ka shkruar Venediktova. Në komentin e saj, Venediktova shtoi se nuk do të argumentonte vendimin apo opinionin e presidentit, por tha se ishte krenare për punën e saj.

“Kam demonstruar rezultate të mira pune”, shkroi ajo. “Kam arritur të bashkoj elitën procedurale ligjore, profesionale dhe penale rreth problemeve të Ukrainës në interes të Ukrainës”.

“Nëse rezoluta përkatëse shkon në Parlamentin e Ukrainës, unë nuk do të hezitoj për asnjë sekondë dhe do t’u raportoj përfaqësuesve të popullit”, përfundoi ajo.