Asensio pajtohet me Realin për një kontratë të re

Marco Asensio është futur në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe deri më tani ende nuk e ka rinovuar atë.

Sulmuesi spanjoll ishte objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane, përfshi Barcelonën, Milanin, Manchester United e Liverpool.

Por duket se e ardhmja e tij do të vazhdoj të jetë në kryeqytetin spanjoll Madrid.

Gazeta madrilene Marca ka raportuar se futbollisti është pajtuar të vazhdojë bashkëpunimin me Realin deri në verën e vitit 2027.

26-vjeçari këtë edicion ka më shumë hapësira dhe po ndjen besimin e Carlo Ancelottit gjë që e ka shtyrë të marrë vendim për të vazhduar kontratën me madrilenët.

Zyrtarizimi i kontratës së re pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme, ku spanjolli do të prezantohet nga Florentino Perez.

Asensio është pjesë e Real Madridit që nga viti 2015, ku iu bashkua madrilenëve nga Mallorca, derisa një vit ishte i huazuar te Espanyol.

Këtë edicion reprezentuesi spanjoll është paraqitur në 13 ndeshje ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë.