Pavarësisht se nuk e ka në plan të largohet nga Real Madridi, Marco Asensio është krenar me interesimin e Interit për ta sjellur atë në Itali, ka zbuluar agjenti i futbollistit.

Është raportuar se “Nerazzurrët” e kanë konsideruar mundësinë e transferimit të anësorit spanjoll në muajin janar, me 22 vjeçarin që këtë sezon ka zhvilluar 11 ndeshje si startues në La Liga me Real Madridin.

Agjenti i Asensios, Horacio Gaggioli e ka pranuar se klienti i i tij do të ishte krenar të dëgjonte për një ofertë të Interit por konfirmoi se dëshira e tij është të mbetet te “Los Blancos”.

“Është nder nëse një klub si Interi interesohet për Asension. Nuk e di nëse është e vërtetë por për momentin lojtari nuk ka qëllim të largohet nga Real Madridi”, tregoi agjenti i Asensios.

Asensio ka fituar 8 trofe që nga viti 2016 me Real Madridin, me titullin e fundit që e koleksinoi të shtunën e kaluar në Kupën e Botës për Klube, teksa “mbretërit” triumfuan 1-4 ndaj Al Ain.