Shtohet konkurrenca për Marco Asensio, i cili nuk po kalon një moment të lumtur te skuadra e Real Madridit.
Sulmuesi spanjoll ka kohë që ndiqet me interes nga Juventusi, që pasi mori Ronaldon ka hedhur sytë edhe nga Asensio.
Bardhezinjtë kanë nisur menjëherë bisedimet me drejtuesit e “Los Blancos”, por kohët e fundit për 23-vjeçarin është rikthyer të interesohet edhe skuadra e Paris Saint Germain.
Francezët janë vënë në kërkim të një përforcimi të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, për t’i paraprirë kështu një largimi të mundshëm të Neymar gjatë merkatos së verës.







