Vetëm pak ditë më parë, futbollisti kuqezi, Jasir Asani deklaroi se kishte mbyllur sezonin pas një dëmtimi që mori, duke mos qenë në dispozicion të skuadrës javën e fundit të kampionatit. Megjithatë mediat ishin të sigurta se ai mesazh ishte një sinjal lamtumire, me Asanin që e kishte mbyllur aventurën tek skuadra koreane
Për t’i dhënë akoma më shumë zë kësaj hipoteze ka menduar edhe eksperti i merkatos në Korenë e Jugut, Dario Focardi.
Sipas tij, sulmuesi i Kombëtares shqiptare me shumë mundësi do të largohet nga ekipi aktual, teksa 3 klube janë në garë për shërbimet e tij.
Jeonbuk në Korenë e Jugut, Vissel Kobe dhe Yokohama F.Marions në Japoni, janë skuadrat e interesuara për shërbimet e shqiptarit. Klubi i Gwangju kërkon që të shesë për të përfituar të ardhura dhe “mëngjarashi” nga Shkupi është gati të shitet.








