Asambleistja Fiknete Bejta mbështetë propozimin që dita e diel të jetë pushim për bizneset në Prishtinë

Fiknete Bejta, këshilltare në Kuvendin Komunal të Prishtinës, thotë se e mbështetë propozimin që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që operojnë në kryeqytet.

“Si Këshilltare Komunale në Kuvendin e Prishtinës mbështes propozimin që dita e diele të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që operojnë në Prishtinë, përveç atyre që me rregulloren për orarin e veprimtarive afariste do të ju lejohet të punojnë edhe të dielave”, ka shkruar Bejta.

Sipas saj, ky propozim bëhet duke respektuar kërkesën e shumë qytetarëve dhe punonjësve për një gjë të tillë gjatë takimeve që kemi pasur me ta.

“Ky orar i ri nxitë respektimin e të drejtave të punonjësve ( të cilët edhe ashtu nuk gëzojnë paga meritore) duke zvogëluar kohën e gjatë të qëndrimit të tyre në punë si dhe është humane sepse këta njerëz meritojnë të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre”, ka shkruar në fund ajo. /Ballkani.info/