Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka bërë të ditur lajmin se asamblistja e LDK-së, Fiknete Bejta ka kaluar në partinë e tij, në AAK, mirëpo këtë ai nuk e ka bërë nga zyra e partisë.
E për këtë kalim përmes Facebook-ut është deklaruar edhe Fiknete Bejta.
Ja çfarë shkruan ajo:
Rrugëtimi im politik prej sot do të vazhdoj me Aleancēn për Ardhmërin e Kosovës.
Këtë vendim e kam marrë pas një analize të detajuar e të gjatë.
E kam vleresuar se kontributi im politik në Asamblenë Komunale të Prishtinë, do të jetë më i plotë me AAK-në, me të cilen me lidhin shumē pikëpamje e qëndrime të përbashkëta. I besoj vizionit për Shtetin të Kryeministrit Haradinaj.
Njëkohësisht falenderoj kolegeët e mi nga LDK, për gjithë punën e përbashkët, për sfidat e perbashketa, dhe sukseset qe i kemi pase bashke dhe besoj se do ta vazhdojme bashkepunimin, edhe pse ne familje te ndryshme politike.
Une do te vazhdoje ta mbroje interesin e mbeshtetesve dhe votuesve te mi, pavaresisht se ku do te jem!
NB







