“As kësi, as asi”: Heshtja gati 100-orëshe e Konjufcës për Asociacion e Ohër

Kanë kaluar disa ditë që Kosova dhe Serbia janë pajtuar rreth Aneksit të Marrëveshjes bazë në Ohër.

Përveç kryeministrit Kurti dhe presidentes osmani, për këtë dakordim kanë folur edhe liderët partive opozitare.

Deri me tani për këtë çështje ka heshtur vetëm kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ndonëse mban posti e dytë më të rëndësishme në hierarkinë institucione të Kosovës, ai ende nuk ka dhënë ndonjë qëndrim për Asociacionit, vetëmenaxhimin dhe formalizmi e statusit të Kishës Ortodokse Serbe.

Më herët, ai ka qenë shumë aktiv në këto çështje.

Edhe pasi kishte marrë postin e kryeparlamentarit, ai kishte thënë se Kosova nuk duhet të pranoi kurrfarë asociacioni.

“Unë mendoj që jo, nuk do të bëhet. Kosovës nuk i duhet kurrfarë asociacioni, as kësi, as asi. Sepse nëse është bashkim i komunave serbe, në çfarëdo mënyre, unë mendoj se nuk duhet të ndodh kurrë. Kështu besoj se edhe do të jetë”, kishte thënë Konjufca”, kishte thënë Konjufca në emisionin “Debat Plus”.

Por, qëndrimet e tij kishin filluar të ndryshojnë kur kryeministrit Albin në Kuvend i kishte thënë “po”-në me kushte për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ishte mundur ta arsyetonte formimin e Asociacionit, duke thënë se Kosovës i duhet një formë e re e Asociacionit.

“Pra Kosova e merr një farë obligimi për marrëveshjet e deritashme që janë arritur në dialog, pra në këtë aspekt mund të thuhet implicit është referenca e Asociacionit. Por çështja është se këtë Asociacion e ka hedhur poshtë Kushtetuesja dhe tash çështja është të gjendet një formë e re e Asociacionit.”, kishte thënë Konjufca në fund të vitit t kaluar.

Kurse, më pas, Konjufca kishte vlerësuar se Kosova po mundohet të iu tregon ndërkombëtarëve se çfarë asociacioni mund të krijohet.

Heshtja e Konjufces për dakordimet e Ohrit ka bërë kureshtar shumë vrojtues të politikes.

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se qytetarët e Kosovës duan të dëgjojnë edhe mendimin e Konjufces për Asociacionin.

“Deri sot nuk kam pa ndonjë deklarim të shokut Glauk Konjufca rreth asociacionit. Mirë kish qenë me na kallxu a u ba asi apo kësi sepse popullata e pafajshme ka nevojë për një zë intelektual”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në “Facebook”.

Vetëm sot gjatë ditës, Konjufca në profilin e tij në “Facebook”, ka njoftuar se në mbrambje do të jetë në një televizion.

Qëndrimet e Kurtit dhe Osmanit

Ndryshe nga Konnjufca, kryeministri Albin Kurti ka folur disa për dakordimet e Ohrit.

Edhe sot pas mbledhjes se Qeverisë, Kurti ka mbrojtur marrëveshjes.

“Në pikën 7 të Marrëveshjes Bazë thuhet një ‘nivel adekuat i vetëmenaxhimit të komunitetit serb’. Thuhet komunitetit serb, e jo komunave. Komuniteti nuk është kategori territoriale. Komunat janë njësi territoriale dhe administrative, por nuk është e njëjta gjë. Unë e kuptoj që s’janë krejtësisht të ndryshme, të pa lidhura, por nuk janë e njëjta gjë”, ka thënë Kurti.

Madje, ai ka thënë se nuk kanë nevojë që për këtë cështje të deklarohen të gjithë liderët institucionalë.

“Ne jemi bashkë, andaj nuk është e thënë që secili udhëheqës institucional të deklarohet çdo herë për të njëjtën çështje, e tash çka menon kryeparlamentari Konjufca, ministrja Gërvalla, presidentja Osmani, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri Bislimi, përveç nëse nuk doni ta bëni top-prioritet.”, është shprehur.

Kurse, presidentja Vjosa Osmani ka akuzuar Serbinë se nuk po i respekton dakordimet e Ohrit.

“Serbia, akoma pa u bërë 24 orë nga dakordimi në Ohër, njëjtë siç ndodhi edhe në shkurt, e përsëriti të njëjtin veprim edhe në mars. Pra tregoi se premtimet, që i ka bërë në kuadër të dialogut, nuk kanë asnjë vlerë për të, as politike, as juridike, dhe e njoftoi edhe komunitetin ndërkombëtar që nuk do t’i zbatojë obligimet të cilat dalin qartë nga marrëveshja dhe aneksi”- ka thënë Osmani.

Ajo ka bërë me dije se pavarësisht sjelljes së Serbisë, marrëveshja nuk ndryshohet.

“Pavarësisht asaj që u dakorduan në Ohër, më lejoni të ritheksoj se teksti i marrëveshjes bazë nuk ndryshohet rrjedhimisht. Neni bazë i asaj marrëveshjeje. i cili e obligon Serbinë që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare pa dallim, mbetet në fuqi. Nenet 1 dhe 2, të cilat i përcaktojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare, të cilat përfshihen edhe vetë në Kartën e Kombeve të Bashkuara, që e detyrojnë Serbinë ta njohë integritetin e Kosovës, që të dyja palët të trajtohen të barabarta, që të respektohen edhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, kur Serbia del dhe tregon se nuk do ta zbatojë asnjërën nga këto, duke e kërkuar pastaj edhe vulosjen nga Kuvendi i Serbisë që të mos e zbatojë atë që është dakorduar në Ohër dhe Bruksel, e rrezikon këtë marrëveshje që mund ta quajmë të Traktatit të Vjenës”- ka theksuar ajo.

PDK-ja dhe LDK-ja e kanë kundërshtuar marrëveshjen bazë dhe ankesin për zbatimin e kësaj marrëveshje, kurse AAK-së i ka dhënë mbështetje.