Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Arton Demhasaj, i ka reaguar ashpër Donika Gërvallës, e cila sot në Deçan e fyeu Ramush Haradinajn, komandantin legjendar të UÇK-së dhe kreun e AAK-së.

“Hera e fundit kur dikush i është referuar UÇK-së si e “ashtuquajtur”, heronjve të saj si “të ashtuquajtur” dhe gjeneralëve të saj si “të ashtuquajtur” ka qenë në vitin 1999, dhe dihet nga kush. Fatkeqësi e madhe, përtej çdo imagjinate, ta dëgjosh një politikane që, për 20 centimetra karrige, shkel mbi nderin, gjakun dhe sakrificën e bijve më të mirë të kombit. Mjerim. Mjerim. Mjerim. Pa koment!”, ka shkruar Demhasaj.

Ka vazhduar pezmi dhe mllefi i Donika Gërvallës ndaj Ramush Haradinajt, duke e quajtur këtë të fundit nga Deçani si “të ashtuquajtur hero të Çakorrit” dhe “gjeneral të vetëshpallur”.

“Ju e njihni të ashtuquajturin hero të Çakorrit që ju premton anëtarësim të NATO-s për tre muaj madje”, tha Gërvalla.

“Vëllezër, Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro në vit siç ishte më parë”, tha Donika Gërvalla.

@ballkani.info

Donika Gërvalla s’njeh kufi, në Deçan e quan Ramush Haradinajn “të ashtuquajtur hero” dhe “gjeneral të vetëshpallur”

♬ original sound – Ballkani.info