Arthur nuk ndikohet nga zërat që e krahasojnë me Xavin

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez është në mesin e atyre që janë impresionuar me mesfushorin e katalanasve, Arthur por braziliani nuk preferon të ndalet shumë te lëvdatat.

Reprezentuesi i Brazilit është përshtatur mirë te Barcelona prej se u transferua në “Camp Nou” nga Gremio për 31 milionë euro qershorin e kaluar, teksa paraqitjet e jashtëzakonshme të tij kanë bërë që të mbërrijnë shumë lëvdata në drejtim të Arthurit ku nuk bën përjashtim as Xavi por 21 vjeçari e ruan modestinë.

“Të marrësh lëvdata nga dikush që e ke pasur idoll është motivim i madh për mua. Por duhet të mësohem se si t’i pranoj ato lëvdata, nuk mund të ia lejoj vetes të mbërrijnë këto ide në kokën time. Jam me fat që e kam me vete familjen time në Barcelonë për t’i kaluar sfidat e vështira”, tha Arthur.

Mesfushori brazilian ka zhvilluar 14 paraqitje këtë sezon në të gjitha kompeticionet me fanellën e Barcelonës ndërsa ende nuk ka shënuar gol.