Super dueli i së dielës
Arthur lojtari kyç për Barçën në “El Clasico”
Mesfushori Arthur pritet të jetë figura kryesore e Barcelonës ndaj rivalit Real Madridit në “El Clasicon” e parë të këtij sezoni.
Braziliani ka shkëlqyer në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe gazeta “Mundo Deportivo” beson se 22-vjeçari pritet të jetë figura kryesore e Barçës që hyn në takim pa Lionel Messin e lënduar.
Kjo gazetë ka raportuar se Ernesto Valderde do të paraqesë formacionin e njëjtë, me të cilin mposhti Interin në Ligën e Kampionëve me rezultat 2-0.
Rafinha pritet të luajë përkrah Luis Suarezit dhe Philippe Coutinhos.
Te Real Madridi i gatshëm do të jetë Marcelo që shërben si përforcim i ekipit në këtë takim.