Arteta thyen heshtjen dhe flet për dy objektivat kryesorë të Arsenalit

Kai Havertz dhe Declan Rice janë dy objektivat e mëdha të Arsenalit për repartin e mesfushës.

Por për të arritur te dy mesfushorët, Topçinjtë duhet të shpenzojnë rreth 170 milionë euro, 100 për anglezin dhe 70 milionë të tjera për gjermanin.

Përkundër që kanë marrëveshje personale me futbollistët në fjalë, Arsenali ende nuk i ka binudr me oferta West Hamin dhe Chelsean për t’i lënë të lirë lojtarët të largohen.

 Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është pyetur për Ricen dhe Havertz, duke thënë për anglezin se nuk mund të flas për lojtarët e skuadrave të tjera.

“A jeni afër marrëveshjes për Ricen? Më falni, por nuk mund të flas për lojtarët që nuk janë në klub. Preferoj të mos komentoj”, tha Arteta.

 “Havertz? Ai është një futbollist i talentuar, i gjithanshëm dhe vetëm 24 vjeçar. Talenti ka çmim. Havertz ka treguar shumë deri më tani, duke fituar edhe një Ligë të Kampionëve”, u shpreh Arteta.

Mediat e ndryshme në Angli kanë raportuar se Arsenali pritet të finalizojë dy transferimet gjatë javës së ardhshme.