Arteta për Xhakën: Shumë i disiplinuar, i përkushtuar dhe ka shumë kualitet

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes me Slavia Pragën që zhvillohet të enjten.

Spanjolli ka diskutuar për lëndimin e skocezit Kieren Tierney, duke paralajmëruar se Granit Xhaka mund të luaj si mbrojtës i majtë.

“Graniti mund të luaj në 2-3 pozicione të ndryshme. Kur na duhet, besoj që mund të luaj edhe si qendër-mbrojtës. Është shumë i disiplinuar, i përkushtuar dhe ka kualitet. Mbetet ta vendosi nesër” deklaroi Arteta.

Në ndeshjen e parë çerekfinale, Arsenali barazoi në shtëpi 1-1 me Slavia Pragën.