Arteta dhe Saka rrëmbejnë çmimet e më të mirëve të muajit në Premier Ligë
Premier Liga ka vazhduar me ndarjen e çmimit për trajnerin dhe lojtarin më të mirë të muajit, ku të dy çmimet kësaj radhe shkojnë te lideri aktual, Arsenali.
Mikel Arteta është shpallur trajneri më i mirë i muajit mars në Premier Ligë, pasi që e udhëhoqi Arsenalin drejt një bilanci perfekt të rezultateve (4 ndeshje, 4 fitore), raporton KosovaPress.
Arteta e ka ndihmuar Arsenalin që të thellojë diferencën e pikëve si lider i tabelës, tetë pikë më shumë se Manchester City në vendin e dytë.
Në garën për këtë çmim, Arteta mposhti kolegët e tij si Roberto De Zerbi, Unai Emery dhe Pep Guardiolan.
Ndërkaq, çmimin për lojtarin më të mirë të muajit mars e morri Bukayo Saka. Ylli anglez regjistroi tre gola dhe dy asistime në katër paraqitje, duke e ndihmuar Arsenalin ta fitojë çdo ndeshje të muajit mars.
Në garën për këtë çmim, Saka mposhti Alexander Isak, Alexis Mac Allister, Tyrone Mings, Mohamed Salah dhe Leandro Trossard.
For the FOURTH time this season…
— Premier League (@premierleague) March 31, 2023
Mikel Arteta is awarded @BarclaysFooty Manager of the Month 👔#PLAwards | @Arsenal pic.twitter.com/6a1k9sSLDi